Login / Register

Na Sugjeroni

Na sugjeroni për ndonjë problem apo ide.

Feedback
Shpërndaje një foto, video, barsoletë apo kuriozitet _

Arsyetimi i nxenesit

Baki / 13.08.2015 07:46

Del gjyshi dhe e therret benin nga dritarja:
-beni mor beni hajde futu shpejt ne shpi se po kalon mesuesja jote e te shef duke luajtur,a i ke thene qe do mungoj se jam i semur.
-jo jo gjyshi futu ti shpejt mbrenda se i kam thene se me vdiq gjyshi.

00

Vdekje e dyshimte

shaip / 13.08.2015 07:42

takohen dy shoke pas disa vitesh:
-Ckemi Miri,si ke kaluar?
-cfar te kaloj more shok,me ka vdekur babi
-babai yt?nje njeri aq i shendetshem si ai?si? me thuaj si vdiq?
-ja more ishte prishur llampa e guzhines,dhe hipi ne karrike qe ta nderronte,nderkohe vjen korenti!!
-ah lere e kuptova,e kapi korenti dhe vdiq.
-jo jo por sic ishte ra dhe perplasi koken tek cepi tavolines
-ah kuptova,mbeti ne vend!
-jo jo ashtu sic ishte i hutuar shkoi e ja futi me koke televizorit..
-ah e paska djegur televizori te gjalle!
-jo jo sic ishte i hutuar shkoi e theu me koke xhamat e ballkonit
-tani e kuptova,e prene xhamat !
-jo jo!!
-po atehere si vdiq???
-si perfundim e vrau mami me cifte qe mos te shkaterronte me shtepine !!!!

00

1 vjetori

Elira Selimi / 08.08.2015 17:28

Gruja - Sot osht 1 vjetori i marteses ton, a te prej ni pul?
Burri - Po qa ka faj pula, me shku me pre qat shoqen tone qe na ka njoftu.

00

Gruaja e priftit

shkupi / 05.08.2015 12:54

Beni: Do vesh ta vonosh pak priftin e
fshatit tone se do bej seks me gruan e tij?
Andi: Po mir mo vlla…
Vete Andi tek prifti dhe e gjen duke mbyll
deren…
Andi: O At dua te rrefehem.
-Po esht pak von tani?
-Po keshtu e kam hallin.
-E mir po shpejt…
Pas nja 10 min Andi pendohet
-O At, un te genjeva se me tha nje shok t te
vonoja se do bente seks me gruan tende…
Prifti ngrys vetullat dhe i thoT
-Po ti je i martuar?
-Po..!
-Po ik o trap se po ben seks me gruan
tende se un nuk kam grua.

10

Liria

Baki / 03.08.2015 11:30

Shkon një politikan i Kosovës në tregun e punëtorëve të krahut për të parë gjendjen e tyre dhe pyet një grup:
– “A jeni të lirë?”
– “Jemi!”
– “Ashtu edhe duhet, për çka kemi luftu!” – dhe largohet nga tregu!

00

Shoqëria

anduena / 03.08.2015 11:28

– Bir, pse nuk shoqërohesh më me Lorikun?
– Mami, a do të shoqëroheshe ti me dikë që pi alkool, duhan e marihuanë?
– Jo!!!
– Epo, as ai nuk rri me mua…

10

dola une

Shkumbin / 30.07.2015 12:43

- Mami po dal une.
Oh shyqyr qe dole njeher nga interneti. Po ku po shkon?
– Te interneti perball.

00

baba dhe djali

mehmet / 29.07.2015 12:34

E zë babai djalin duke pirë duhan.
Babai: Çka është kjo? Ende je në klasë të pestë të shkollës fillore, ndërsa që tash pi cigare!
Djali: Po edhe ti ke pi cigare në klasë të pestë!
Babai: Kam pi, po unë i kam pasur 18 vjet!

10

Idea dhe shefi

Metro / 27.07.2015 08:37

Çfarë nënkuptoni me termin shkëmbim idesh?
Kur hyni në zyrën e shefit me një ide tuajën në mendje dhe largoheni nga atje me idenë që ofron ai.

10

gjakovari

Shpend / 22.07.2015 11:22

Nje gjakovar duke lar veturen dhe e pyet komshiu: a po e lan veturen a?
Dhe ai ia kthen: jo po e vaditi, nashta bahet autobus.

00

Tri zonja ne treg

Kreshniki / 16.07.2015 10:17

Tri zonja shkojnë në treg për të blerë kastravecë.
E para: Më jepni dy kilogramë kastravecë, të shkurtë, por të trashë.
E dyta: Mua më jepni një kilogram, të gjatë dhe të hollë.
E treta: Më jepni ju lutem dy kilogramë kastravecë, çfarëdo lloji. Mua më duhen për sallatë…

00

Ku jeton ti plako?

Ligjiron / 14.07.2015 11:57

- Ku jeton ti plako?
– Te shpia ime.
– Po ku e ke shtepine?
– Perball shtepis se komshiut.
– Po komshiu ku e ka shtepine?!
– Perball shtepise time.
– Po ti edhe komshiu ku e keni shtepin?
– Perball njeri tjetrit

00

Ku janë Alpet?

mimoza / 10.07.2015 13:33

Flasin dy bionde bashkëbanuese:
B1: A e di ti ku janë Alpet?
B2: Alpet? S’di. Po ti e fundit e ke rregulluar dhomën, jo unë!

00

I pa fajshem!

ismet / 07.07.2015 08:53

Prokurori:
– Kërkoj qe te pandehurit t’i jepet dënimi maksimal sepse ka dëshmuar se ka tentuar te vrase vjehrrën e tij!
Gjykatësi e shikon me dhembshuri te pandehurin dhe jep verdiktin:
– Ne baze te fakteve qe na janë dhëne, mendoj se duhet ta lirojmë dhe t’i japim edhe një shans tjetër.

10

Telefonata e vonshme

rafael / 06.07.2015 08:49

- Thuaji se nuk jam në shtëpi, nxiton t’i thotë
Gruaja merr telefonin dhe thotë:
– Ai është në shtëpi!
Burri i nervozuar:
– Çfarë të thashë? Pse tregove?
– Ishte për mua – i shpjegon gruaja…

00

Gjakovari në Prishtinë

serkan / 01.07.2015 09:16

Shkon me ble kep edhe e vet sa oshte killja e kepve.
Dugojxhia ja kthen: “Zotni jo kep po qepë”.
N’rregull I thot ma jep nje kille qepë edhe shtimi n’ kese .
Prap I thot dugojxhia: “Zotni jo kese po qese”.
I kthehet gjakovari: “Mire, me lyp une kryp a duna mi thon QRYP a???”

00

Politikani dhe Polici

shkolla / 30.06.2015 08:24

Një automjet kalon në të kuqen dhe polici e ndal. Kur i afrohet t’ia kërkojë dokumentet kupton se në timon ishte një politikan.
– Mirdita shef.
– Çfarë miri idiot! Pse më ndale?
– Po shef kalove në të kuqen.
– Ani çka? A nuk e sheh se po ngutem?!
– E shoh shef, po do të kalojë ndonjë budalla në të gjelbrën dhe do t’ju godasë, prandaj.

00

Sherimi me puthje

sadri / 29.06.2015 11:16

Dy të dashuruar mbahen per dore ne par dhe femra i thotë:
– Zemër, më dhemb këtu.
Mashkulli e puth në atë vend dhe ajo fillon të qeshë, pastaj ankohet se i dhemb në një vend tjetër.
I dashuri e puth sërish dhe ajo qesh.
Një plak i sheh nga ulesja afer dhe thote:
– Djalosh, a shëron hemorroide?

00

A u vrave zemër?

Meriton / 26.06.2015 09:03

Burri i shtrirë në krevat e po priste gruan të vinte në krevat.
Gruaja duke ardhur për në krevat, vret këmbën tek komodina,
Burri : zemer, shpirt, jeta ime, a u vrave?!
Pasi bënë dashuri, gruaja ngritet për të shkuar në banjo.
Duke shkuar për në banjo vret këmbën sërisht tek komodina...
Burri : yyh shtrembesirë, po shif moj qorre nga hedh këmbët…!!

00

Deri sa vdekja te na ndaje

Kushtrim / 25.06.2015 08:45

Vdes një grua e ve dhe kur shkon në parajsë takon burrin.
-O shpirt nuk e ke idenë se sa më ke munguaar. I thot ajo.
Ndërsa burri që e sheh dhe i thotë
-Moza, bashkë kishim një kontrat te prifti qe thoshte "deri sa vdekja të na ndajë" , tani jam beqar unë!

00